Shembet një pjesë e urës në Baltimore të SHBA-së, veturat bien në ujë [video]

Shembet një pjesë e urës në Baltimore të SHBA-së, veturat bien në ujë [video]

Bota March 26, 2024 - 08:54

Një pjesë e urës Francis Scott Key në Baltimore të Shteteve të Bashkuara është shembur, pasi u godit nga një anije e madhe të martën në mëngjes.

Nuk raportohet për viktima, por besohet se disa njerëz dhe shumë vetura kanë rënë në ujë.

Në orët e hershme të mëngjesit, një anije e madhe u përplas në urë dhe si pasojë shpërtheu në zjarr dhe u fundos.

Si pasojë e shembjes së një pjese të urës, shumë vetura kanë rënë në ujë, raporton Associated Press.

“Të gjitha korsitë nga të dyja drejtimet janë mbyllur për shkak të incidentit në I-695 Bridge”, thanë autoritetet e transportit në Mariland.

Kryetari i Baltimore, Brandon Scott, tha se ekipet emergjente janë në vendin e ngjarjes dhe se kanë nisur operacionet e shpëtimit.

Ekipet e shpëtimit janë duke i kërkuar së paku shtatë njerëz për të cilët besojnë se janë në ujë, tha Kevin Cartwright, drejtor për komunikim në Departamentin e Zjarrfikësve në Baltimore. /REL