Aksident i frikshëm në Itali, dy të vdekur dhe gjashtë të lënduar

Aksident i frikshëm në Itali, dy të vdekur dhe gjashtë të lënduar

Bota March 22, 2024 - 11:22

 Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në autostradën A1 në Piacenza të Italisë në orët e para të mëngjesit.

Sipas mediave italiane, dy persona kanë vdekur dhe gjashtë të tjerë janë lënduar, njëri prej tyre në gjendje kritike. Në aksident janë përshirë tri automjete, dy prej tyre të tonazhit të rëndë, shkruan TGCOM.

Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin është bërë prezenca e mjegullës. Aksidenti shkaktoi bllokim të autostradës dhe varg të gjatë automjetesh. /abcnews