Rusia pretendon se ka marrë tërësisht kontrollin e një fshati në Donetsk

Rusia pretendon se ka marrë tërësisht kontrollin e një fshati në Donetsk

Bota March 21, 2024 - 12:05

Ministria ruse e Mbrojtjes ka dalë me një përditësim, ku thotë se forcat ruse kanë pushtuar fshatin Tonenke në Donetsk.

Kjo ministri thotë se forcat ukrainase që rezistonin tanimë janë larguar, raporton Sky News, transmeton Zeri.info.

Në anën tjetër, Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë ukrainase tha këtë mëngjes kishin zmbrapsur 14 sulme të ushtrisë ruse pranë gjashtë fshatrave në rajonin lindor të Donetskut, duke përfshirë Tonenke.

Por, ky shtab nuk ka komentuar për pretendimet ruse për marrjen e kontrollit të fshatit Tonenke.

Kujtojmë se Rusia ka bërë disa përfitime në muajt e fundit, kurse nëse vërtetohet se ka marrë kontrollin mbi fshatin Tonenke atëherë mund të thuhet se është një fitore e rëndësishme për rusët. /Zëri