Gjashtë fëmijë ukrainas kthehen nga Rusia me ndërmjetësimin e Katarit

Gjashtë fëmijë ukrainas kthehen nga Rusia me ndërmjetësimin e Katarit

Bota March 21, 2024 - 12:07

Rusia ia ka dorëzuar gjashtë fëmijë Ukrainës, sipas mediave shtetërore.

TASS raporton se pas ndërmjetësimit të mbikëqyrur nga Katari, fëmijët u kthyen nga Rusia në Ukrainë.

Katari ka qenë i rëndësishëm në ndërmjetësimin e bisedimeve të armëpushimit në një nga konfliktet e tjera të mëdha në botë, luftën Izrael-Hamas dhe thuhet se kanë qenë të përfshirë në disa diskutime midis Moskës dhe Kievit mbi shkëmbimin e të burgosurve në të kaluarën. /abcnews