Moti i keq godet Pakistanin, mbi 30 qytetarë humbin jetën

Moti i keq godet Pakistanin, mbi 30 qytetarë humbin jetën

Bota March 05, 2024 - 12:08

Të paktën 35 persona humbën jetën, ndërsa dhjetëra të tjerë u lënduan pasi shiu dhe reshjet e papritura të borës goditën zonat e thella të Pakistanit gjatë fundjavës. Sakaq, 22 fëmijë ishin midis viktimave, shumë prej të cilëve u shtypën nga rrëshqitjet e dheut që mbuluan shtëpitë e tyre, thanë autoritetet e menaxhimit të fatkeqësive.

Moti ekstrem goditi rajonet veriore dhe perëndimore të Pakistanit, duke bllokuar rrugët dhe duke dëmtuar qindra shtëpi, shkruan BBC. Ekspertët u befasuan nga reshjet e dëborës pasi Pakistani është zakonisht i lagësht në muajin mars.

Mushtaq Ali Shah, një ish-drejtor i departamentit meteorologjik të vendit, ua atribuoi kushtet e pazakonta ndryshimeve klimatike. /abcnews