Lajçaku takon Millorad Dodik, të sanksionuarin nga SHBA-ja

Lajçaku takon Millorad Dodik, të sanksionuarin nga SHBA-ja

Bota March 02, 2024 - 16:14

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar udhëheqësin e serbëve në Bosnje, Milorad Dodik, i cili njëherësh është edhe i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lajçak, ka njoftuar për takimin e tij me tre anëtarët e presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinëës.

Ata u takuan në margjina të Forumit Diplomatik në Antalia.

“Më vjen mirë që pata rastin të takoj të tre anëtarët e Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, si dhe z. Dodik në Antalia. Unë nënvizova rëndësinë thelbësore për të kryer reformat e nevojshme për të ecur përpara në BE rrugën e saj në mars. Kjo është me interes jetik për të gjithë vendin”, shkroi Lajçak në Twitter.Ndryshe, Dodik është sanksionuar nga SHBA-ja më 5 janar të vitit 2022.

SHBA-ja e ka akuzuar atë se drejtpërdrejt apo në mënyrë të tërthortë ka shkelur, penguar apo kërcënuar që Marrëveshja e Dejtonit të mos zbatohej, por edhe nën akuza se është përfshirë në aktivitete korruptive.