Ushtari gjerman vret katër persona, në mesin e tyre një fëmijë

Ushtari gjerman vret katër persona, në mesin e tyre një fëmijë

Bota March 01, 2024 - 12:55

Është arrestuar një ushtar në Gjermani, i cili dyshohet se ka qëlluar për vdekje katër persona në distriktin Rotenburg, përfshirë një fëmijë.

Viktimat janë të moshave 3 vjeç, 30 vjeç, 33 vjeç, si dhe 55 vjeç.

Sipas policisë, i dyshuari është dorëzuar menjëherë pas kryerjes së aktit, ku më pas u arrestua në kazermat në Rotenberg, shkruan NDR.

Motivi është aktualisht i paqartë dhe nuk dihet se çfarë marrëdhënie ka pasur autori i dyshuar me viktimat.