Zelensky: Putini është Hitleri i dytë, na duhet ndihmë për t’u mbrojtur

Zelensky: Putini është Hitleri i dytë, na duhet ndihmë për t’u mbrojtur

Bota February 28, 2024 - 14:25

Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky, në një deklaratë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama ka falënderuar për bashkëpunimin dhe ndihmën ndaj vendit të tij.

Zelensky thotë se vetëm duke qenë së bashku mund të arrihet paqja.

“Ne mbështesim edhe integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE, por duhet edhe ju të na mbështesni ne. Faleminderit për bashkëpunimin. Ajo u shpreh edhe nga Rama, është e një rëndësi e madhe për ne. Ukraina si edhe gjithë rajoni i Evropës Juglindore, duhet të vijojmë që së bashku të ecim para, të merrni pjesë në samitin global të paqes, të na mbështesni në planin me 10 pika për paqe. Puna për paqe është një punë që duhet ta bëjmë të gjithë së bashku. Lufta dhe ne jemi shumë më shumë se një person i vetëm agresori. Më lejoni të falënderoj për këtë samit Ramën, lavdi Ukrainës”, tha Zelensky.

I pyetur nga gazetarët për rrezikun nga lufta, Zelensky e ka konsideruar presidentin e Rusisë Vladimir Putinin si një Adolf Hitler i dytë.

Ai tha se lufta është reale dhe kërkon sakrificë nga populli i Ukrainës, duke kërkuar ndihmën e vendeve aleate për të fituar luftën.

Presidenti ukrainas Zelensky u shpreh se “çdo komb ka nevojë të respektohet, ka nevojë për sigurinë. Gjithashtu këto janë elementë, parime që përkufizon çdo gjë të mirë që mund të ofrojë një komb, rendi botëror dhe kombëtar”.