Kievi akuzon Moskën për dezinformata
Foto: AP

Kievi akuzon Moskën për dezinformata

Bota February 27, 2024 - 21:09

Autoritetet ukrainase akuzuan të martën Rusinë për një fushatë dezinformimi që synon të përçajë aleatët e Ukrainës dhe të "demoralizojë" shoqërinë ukrainase.

Rusia nisi një "plan provokimesh" për të "reduktuar mbështetjen perëndimore" për Kievin, thanë shërbimet ukrainase të sigurisë, raporton AFP.

“Qëllimet kryesore të armikut janë të pengojë mobilizimin e Ukrainës, të përhapë dezinformata rreth paaftësisë së Ukrainës për të fituar, të krijojë dhe të përhapë informacione të rreme për lodhjen e pretenduar të Ukrainës midis partnerëve dhe aleatëve tanë”, thuhet në deklaratë.

Ukraina varet shumë nga armët e avancuara dhe furnizimet me municion nga aleatët perëndimorë, kryesisht nga Shtetet e Bashkuara, për t’iu bërë ballë sulmeve intensive nga forcat ruse, të cilat nisin pushtimin e paprovokuar të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Ukraina varet shumë nga armët e avancuara dhe furnizimet me municion nga aleatët perëndimorë, kryesisht nga Shtetet e Bashkuara, për t’iu bërë ballë sulmeve intensive nga forcat ruse, të cilat nisin pushtimin e paprovokuar të Ukrainës në shkurt të vitit 2022. /REL