Regjistrohet për herë të parë gripi i shpendëve në Antarktidë
Shkencëtarët njoftuan se në kontinentin e Antarktidës për herë të parë është zbuluar gripi i shpendëve (H5N1).
Sipas gazetës “The Guardian”, shkencëtarët në bazën Primavera, stacioni i kërkimit shkencor i Argjentinës në Antarktidë, ekzaminuan dy puffinë (zog deti) të ngordhur.
Shkencëtarët theksuan se në dy puffinët u zbulua gripi i shpendëve dhe vunë re se këto ishin rastet e para në kontinentin e Antarktidës. Komiteti Shkencor për Kërkimet e Antarktidës raportoi se disa raste të dyshuara për H5N1 u gjetën gjithashtu në gjirin Hope në Antarktidë.
“Ky zbulim tregon se për herë të parë virusi H5N1 ka arritur në Antarktidë, pavarësisht kufijve natyrorë dhe distancës që e ndajnë kontinentin nga të tjerët”, thuhet në raportin e ekipit hulumtues.
Nga ana tjetër, shkencëtarët deklaruan se gripi i shpendëve vazhdon të përhapet në mbarë botën dhe se virusi mund të jetë sjellë n /abcnews