Spanja hedh poshtë dërgimin e trupave të NATO-s në Ukrainë

Spanja hedh poshtë dërgimin e trupave të NATO-s në Ukrainë

Bota February 27, 2024 - 15:49

Spanja ka hedhur poshtë propozimin francez për të dërguar trupa në Ukrainë dhe dëshiron që ndihma të kufizohet në dërgimin e më shumë armëve dhe materialeve të tjera në Kiev.

Dje, presidenti francez Emmanuel Macron tha se dërgimi i trupave perëndimore në Ukrainënuk mund të “përjashtohet” në të ardhmen.

“Uniteti ishte dhe është arma më efektive që Europa ka kundër sulmit rus,” tha zëdhënësja e qeverisë Pilar Alegria në një konferencë për shtyp. /abcnews