Nxënësi qëllon me thikë katër bashkëmoshatarë në Gjermani

Nxënësi qëllon me thikë katër bashkëmoshatarë në Gjermani

Bota February 22, 2024 - 12:59

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku si pasojë e një sulmi me thikë 4 nxënës kanë mbetur të plagosur. Ngjarja ndodhi në një shkollë të mesme, ku nxënësi sulmoi bashkëmoshatarët e tij.

Sulmuesi, i cili gjithashtu mbeti i plagosur, është arrestuar dhe po zhvillohet një operacion i madh policor për të përcaktuar nëse ai kishte bashkëpunëtorë.

Sipas Policisë, një adoleshent ka sulmuar shokët e klasës, duke plagosur të paktën katër prej tyre. Gjendja e të plagosurve dhe rrethanat e sakta të sulmit mbeten të paqarta.

Në vendngjarje janë vendosur forca të forta policie, me pjesëmarrjen e forcave speciale, ndërsa një helikopter policie po merr pjesë në kërkim të bashkëpunëtorëve të mundshëm të autorit. /abcnews