Bllokimi i llogarisë së gruas së Navalnyt, “X” del me një sqarim
Llogaria e Yulia Navalnaya, gruas së opozitarit rus, Alexei Navalny i cili vdiq në burg, u bllokua shkurtimisht nga platforma “X”.
Rrjeti social u arsyetua se mekanizmi i tyre i mbrojtjes “gabimisht e ka shënuar” llogarinë e të vesë së Navalnyt.
“E rikthyen llogarinë sapo e kuptuan gabimin”, thuhet në reagimin e ish-Twitterit.
Navalnaya hapi llogari në “X” të hënën për të njoftuar se do ta vazhdonte punën e burrit të saj duke mbrojtur një Rusi të lirë, paqësore dhe demokratike pas vdekjes së të shoqit në një burg të largët të Arktikut. Më shumë se 90,000 përdorues ndoqën llogarinë e saj në vetëm 24 orë.
Por të martën, llogaria dhe aktiviteti i saj u zhdukën papritmas.
Më herët gjatë ditës, Navalnaya shkroi në rrjetin social Telegram se “Twitter ka vendosur kufizime në llogarinë time, të cilën e hapa dje”.
Pas rikthimit të llogarisë, asaj po shtoheshin dhjetëra mijëra ndjekës të rinj.