Stuhia “paralizon” SHBA-në, raportohet për të vdekur dhe për ndërprerje trafiku
Bregdeti verilindor i Shteteve të Bashkuara të Amerikës u godit nga një nga stuhitë më të rënda të borës në dy vitet e fundit, e cila shkaktoi kaos trafiku dhe një person humbi jetën.
Në Pennsylvania, një 20-vjeçar humbi jetën në jet-ski kur u përplas me një tel të rrëzuar, tha policia e Newburyt.
Për shkak të stuhisë së borës, rreth 1200 fluturime u anuluan, kryesisht në New York dhe Boston, ndërsa 2700 të tjera u vonuan.
Është ndërprerë mësimi për mijëra nxënës në New York, Pennsylvania dhe Masachusetts dhe tani mësimi po mbahet online.
Kushtet klimatike vështirësuan gjendjen e rrugëve, duke çuar në aksidente pa lëndime në Boston dhe New York.
Automjetet komerciale u ndaluan nga rrugët në disa zona, ndërsa zyrtarët u kërkuan banorëve që të shmangin udhëtimin nëse është e mundur.
Stuhia bëri që të ketë ndërprerje të energjisë elektrike për 150 mijë banorët e Pennsylvania, ku zyrtarisht 50 mijë shtëpi mbetën pa drita. /Telegrafi