PE-ja kërkon hetim ndërkombëtar për zgjedhjet në Serbi

PE-ja kërkon hetim ndërkombëtar për zgjedhjet në Serbi

Bota February 08, 2024 - 12:57

Parlamenti Evropian ka miratuar rezolutën, nëpërmjet së cilës kërkohet hetim të pavarur ndërkombëtar për parregullsitë e raportuara gjatë zgjedhjeve në Serbi.

Nëpërmjet të kësaj rezolute kërkohet të pezullohen fondet evropiane nëse dëshmohet se autoritete e Beogradit qenë të përfshira në manipulimin e rezultateve zgjedhore.

Parlamenti Evropian kërkoi gjithashtu që negociatat e anëtarësimit mes Beogradit e Brukselit të mos vazhdojnë pa reformat adekuate përfshirë adresimin e problemeve me procesin zgjedhor.

Për këtë Rezolutë kanë votuar 461 eurodeputetë, 53 ishin kundër, ndërsa 43 kanë abstenuar.

Në Rezolutën e miratuar në dritë të zgjedhjeve të cilat në Serbi u mbajtën më 17 dhjetor shprehet keqardhje për faktin se Serbia nuk ka siguruar zhvillimin e zgjedhjeve sipas standardeve dhe normave ndërkombëtare. Përmendet votimi i shtetasve nga vendet tjera, posaçërisht nga Bosnja e Hercegovina, sjellja e organizuare votuesve në vendvotime nga partia në pushtet, shlyerjen e votuesve nga regjistri në disa raste, joshja e paligjshme e votuesve si dhe format tjera të shkeljeve të parimeve të zgjedhjeve të lira.

Në tekstin e rezolutës dënohet mungesa e pluralizmit politik gjatë procesit zgjedhor, favorizimin e partisë në pushtet nga ana e mediave, si dhe fushatat e dezinformimit, në të cilat, sipas tekstit pos mediave proqeveritare në Serbi ishin përfshirë edhe struktura të Rusisë. /rtk