Zelensky: Dy të vrarë dhe mbi dhjetë të plagosur nga bombardimet ruse në Kiev

Zelensky: Dy të vrarë dhe mbi dhjetë të plagosur nga bombardimet ruse në Kiev

Bota February 07, 2024 - 10:21

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi se të paktën dy persona u vranë në Kiev, gjatë sulmit masiv me raketa ruse gjatë mëngjesit të sotëm.

“Më shumë se 10 njerëz u plagosën në Kiev. Tani për tani, dy persona raportohen të vdekur. Shumë njerë mund të ketë mbetur nën rrënoja”, tha Zelensky në Telegram.

Mbrojtja ajrore e Ukrainës ka rrëzuar 29 raketa dhe 15 dronë të lëshuar nga Rusia në sulmin masiv të sotëm, tha kreu i ushtrisë ukrainase Valery Zaluzhnyi. /abcnews