Sulm terrorist para gjykatës në Stamboll, dy të vrarë dhe pesë të plagosur

Sulm terrorist para gjykatës në Stamboll, dy të vrarë dhe pesë të plagosur

Bota February 06, 2024 - 11:25

Dy persona janë qëlluar për vdekje teksa tentonin të sulmonin një gjykatë në Stamboll ditën e sotme.

Këtë lajm e ka bërë të ditur tha ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya.

Një burrë dhe një grua u vranë pasi tentuan të sulmonin në një pikë kontrolli të sigurisë në gjykatën e Caglayan në mëngjes vonë, tha Yerlikaya në mediat sociale.