Scholz: Shumica e vendeve të BE-së s’bëjnë mjaftueshëm për të mbështetur Ukrainën

Scholz: Shumica e vendeve të BE-së s’bëjnë mjaftueshëm për të mbështetur Ukrainën

Bota February 01, 2024 - 17:39

Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka thënë se shumica e e vendeve të BE-së nuk po bëjnë mjaftueshëm për të mbështetur Ukrainën, derisa ajo po lufton me Rusinë.

“Në shumë kryeqytete duhet të shtrohet pyetja: A po bëjmë vërtet mjaft? Përgjigja në shumicën e rasteve mund të jetë vetëm jo”, tha ai, shkruan Sky News.

Scholzi tha se Gjermania, mbështetësi më i madh i Evropës për Ukrainën për sa i përket ndihmës ushtarake, nuk mund të sigurojë ndihmën e vetme.