Zelensky reagon pasi liderët e BE-së miratuan një pako të madhe ndihme financiare

Zelensky reagon pasi liderët e BE-së miratuan një pako të madhe ndihme financiare

Bota February 01, 2024 - 16:36

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka reaguar pasi liderët e BE-së miratuan një paketë të madhe ndihme të re financiare për vendin e tij.

Ai përshëndeti vendimin dhe tha se kjo do të forcojë stabilitetin afatgjatë ekonomik dhe financiar, shkruan Sky News.

“Do të forcojë stabilitetin afatgjatë ekonomik dhe financiar, i cili nuk është më pak i rëndësishëm se ndihma ushtarake dhe presioni i sanksioneve ndaj Rusisë”, është shprehur ai.