Tre të vdekur dhe nëntë të lënduar nga shembja e një hangari në Idaho të SHBA-së

Tre të vdekur dhe nëntë të lënduar nga shembja e një hangari në Idaho të SHBA-së

Bota February 01, 2024 - 14:02

Tre persona vdiqën dhe nëntë të tjerë u lënduan kur një hangar u shemb në pronën e aeroportit në kryeqytetin Boise të Idahos të mërkurën në mbrëmje, thanë zyrtarët e qytetit.

Struktura metalike në buzë të aeroportit Boise u shemb rreth orës 17:00 dhe një hetim për shkakun është duke u zhvilluar, tha të mërkurën departamenti i zjarrfikësve të qytetit, shkruan CNN.

Nga nëntë të mbijetuarit e lënduar, pesë ishin në gjendje kritike dhe po merrnin trajtim në spital të mërkurën mbrëma, thanë zyrtarët e qytetit.

“Ka pasur një shembje në shkallë të gjerë të godinës, kornizës së godinës. Nuk e di se çfarë e shkaktoi atë, por mund t’ju them se ishte një kolaps mjaft i madh që ndodhi”, tha Aaron Hummel, shefi i operacioneve për Departamentin e Zjarrfikësve Boise, në një konferencë shtypi të mërkurën.

“Ndërtesa në ndërtim e sipër nuk ishte objekt i qytetit dhe operacionet e aeroportit nuk u prekën, tha Hummel.