Macron: Izraeli duhet të përcaktojë më saktësisht qëllimet e tij në Gaza

Macron: Izraeli duhet të përcaktojë më saktësisht qëllimet e tij në Gaza

Bota December 04, 2023 - 19:46

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka shtuar kritikat e tij ndaj strategjisë ushtarake të Izraelit, duke thënë se objektivi i deklaruar i tij për eliminimin e Hamasit mund të zgjasë një dekadë dhe të ngjallë "pakënaqësinë e të gjithë opinionit publik në rajon".

Në paralajmërimin e tij më të fortë, presidenti francez tha në fundjavë se autoritetet izraelite duhet të "përcaktojnë më saktë" qëllimet e tyre në Gaza, duke shtuar se përgjigja e duhur ndaj një grupi terrorist nuk ishte "bombardimi i të gjithë kapaciteteve civile".

“Jemi në një moment kur autoritetet izraelite do të duhet të përcaktojnë më saktë objektivin e tyre dhe gjendjen përfundimtare të dëshiruar. Shkatërrimi total i Hamasit , çfarë është ai, dhe a mendon dikush se është i mundur? Nëse është kështu, lufta do të zgjasë 10 vjet dhe nuk mendoj se dikush di ta përcaktojë seriozisht këtë objektiv”, tha Macron ndërsa filloi faza e dytë e ofensivës izraelite.

Duke folur në konferencën e klimës Cop28 në Dubai, ai shtoi: Përgjigja e duhur kundër një grupi terrorist nuk është të eliminohet një territor i tërë ose të bombardohet tërësia e aftësive civile.