Rikthehen fluturimet në Mynih, trafiku hekurudhor ende i çrregullt
Jugu i Gjermanisë ka nisur të këndellet pas borës së parë të madhe në këtë sezon.
Aeroporti i Mynihut i ka rikthyer fluturimet në mëngjesin e së dielës, dhe operatori i trenave Deutsche Bahn, i ka rikthyer linjat drejt qyteteve kyçe.
Aeroporti i Mynihut është funksionalizuar në orën 06:00 pas një mbylljeje të shtunën, për shkak të borës së madhe.
Megjithatë, gjatë këtyre ditëve pritet të ketë kufizime në udhëtime, kanë thënë disa kompani që operojnë prej aty.
Pasagjerëve u është kërkuar që të kontrollojnë nëse do të realizohen fluturimet e tyre, para se të nisen drejt aeroportit.
Për udhëtimet me trena, banorëve të jugut u është bërë thirrje që të bëjnë vetëm udhëtimet e domosdoshme.
Autoritetet kanë angazhuar helikopterë për të kryer vëzhgime ajrore për të parë gjendjen e binarëve.
Pavarësisht situatës, autoritetet kanë raportuar për aksidente të vogla.
Bora dhe temperaturat e ulëta, pritet të mbizotërojnë në atë zonë edhe në ditët në vazhdim. /Rel