Sulm me bombë në kampin e refugjatëve në Gaza, të paktën 13 viktima
Bota
December 03, 2023 - 10:31
Forcat e armatosura izraelite kanë zgjeruar operacionet e tyre në pjesën jugore të Rripit të Gazës. Izraeli nisi sulme gjatë natës në pjesën qendrore të Gazës.
“Viktimat u dërguan me urgjencë në spitalin Al-Awda në pjesën qendrore të Rripit të Gazës, ndërsa shumë njerëz mbeten të bllokuar nën rrënoja”, raporton WAFA.
Që pas skadimit të armëpushimit, të paktën 193 palestinezë janë vrarë dhe 650 janë plagosur, tha të shtunën ministria e shëndetësisë në Rripin e Gazës, duke shtuar se më shumë se 15,000 palestinezë kanë humbur jetën që nga fillimi i luftës më 7 tetor. /abcnews