Rrëzohet helikopteri privat ne Madrid, aftësitë e pilotit shmangin tragjedinë

Rrëzohet helikopteri privat ne Madrid, aftësitë e pilotit shmangin tragjedinë

Bota December 02, 2023 - 21:12

Një helikopter i vogël u rrëzua të premten sipër një trafikndarëse në një autostradë të Madridit. Dy personat në bord morën dëmtime të lehta, po ashtu edhe një shofer makine. Ngjarja ndodhi në një prej unazave kryesore të kryqytetit spanjoll.

Shkak për aksidentin u bë rritja e papritur e shpejtësisë së erës në zonë. Autoritetet thanë se aftësitë e pilotit shmagën një tragjedi, pasi helikopteri mund të ishte përplasur me një mbikalim pak metra më larg, ose të ishte rrëzuar mbi makinat e shumta që qarkullonin në autostradë.

Të lënduarit u dërguan në spital për kujdes shëndetësor dhe nuk paraqitën probleme serioze, ndërkohë që ngjarja shkaktoi trafik të rëndëuar në unazën kryesore të Madridit. /euronews