Izraeli konfirmon vdekjen e disa robërve në Gazë

Izraeli konfirmon vdekjen e disa robërve në Gazë

Bota December 02, 2023 - 08:04

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari, tha se katër pengje, Eliyahu Margalit, Mia Goren, Ronen Engel dhe Aryeh Zalmanovich, kanë vdekur në Gazë.

Hagari tha se familjarët e robërve të vdekur janë njoftuar, por nuk ka specifikuar se si kanë vdekur robërit dhe as kur, shkruan Al Jazeera, transmeton Klan Kosova.

Times of Israel raportoi gjithashtu se një deklaratë e lëshuar në emër të Kibbutz Be’eri të premten njoftoi vdekjen e një prej banoreve, Ofra Keider, në Gaza. Ajo ishte zënë rob më 7 tetor.

Një tjetër rob, Guy Iluz, u shpall i vdekur nga shkolla e mesme nga e cila u diplomua, pa dhënë detaje të mëtejshme, tha faqja e internetit.

Më herët të premten, Izraeli njoftoi për vdekjen e Ofir Tzarfati, i cili gjithashtu u kap rob më 7 tetor.