Ish-kryeministri i Izraelit bën thirrje për shkarkimin e Netanyahut

Ish-kryeministri i Izraelit bën thirrje për shkarkimin e Netanyahut

Bota November 29, 2023 - 09:56

Ish-kryeministri izraelit Ehud Barak ka bërë thirrje për shkarkimin e Benjamin Netanyahut nga posti i kryeministrit, duke e quajtur atë “të papërshtatshëm për të udhëhequr”.

Ai këtë e shprehi në një artikull të botuar në gazetën izraelite “Haaretz”.

Barak, i cili gjithashtu ka shërbyer si ministër i jashtëm dhe gjeneral ushtarak, tha se Netanyahu “nuk mund të menaxhojë” kompleksitetin e situatës aktuale në vend dhe ai “duhet të shkojë përpara se pasojat e të metave të tij të bëhen të pakthyeshme”.

Ish-kryeministri izraelit bëri thirrje për formimin e një qeverie të unitetit kombëtar “pa Netanyahun dhe të djathtën ekstreme”, raporton Al Jazeera, transmeton Klankosova.tv.