Zyrtari izraelit thotë se lirimi i pengjeve nuk fillon para të premtes

Zyrtari izraelit thotë se lirimi i pengjeve nuk fillon para të premtes

Bota November 22, 2023 - 23:53

Këshilltari izraelit i Sigurisë Kombëtare Tzachi Hanegbi, tha se lirimi i pengjeve do të fillojë të premten.

Kjo deklaratë e tij erdhi pasi thuhej se kjo mund të fillojë të enjten.

“Fillimi i lirimit do të vazhdojë sipas marrëveshjes origjinale midis palëve, dhe jo para së premtes”, tha Hanegbi.

Qeveria miratoi marrëveshjen, e cila do të lirojë 50 pengje izraelite në këmbim të 150 të burgosurve palestinezë gjatë një periudhe katër-ditore, raporton Al Jazeera, transmeton Klankosova.tv.