Pas shpërthimit, FBI-ja bllokon zonën pranë ujëvarës së Niagarës [foto + video]

Pas shpërthimit, FBI-ja bllokon zonën pranë ujëvarës së Niagarës [foto + video]

Bota November 22, 2023 - 20:56

Në urën që lidh Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadasë, pranë ujëvarës së Niagarës, ka shpërthyer sot një veturë ndërsa në vendin e ngjarjes kanë shkuar zyrtarët e FBI-së.

Siç shkruan BBC-ja, ngjarja ka ndodhur në Urën Rainbow, një ditë para festës së “Falënderimeve”.

Image

“Për shkak se kjo situatë është ‘fluide’, kjo është gjithçka që mund të themi në këtë moment”, njoftoi Byroja Federale e Investigimeve.

Guvernatorja e shtetit të New Yorkut, Kathy Hochul gjithashtu konfirmoi incidentin në vendin që lidh dyja vendet.

“Agjencitë shtetërore janë në vendngjarje dhe janë të gatshme për të ndihmuar. Së shpejti do të takohem me policinë dhe shërbimet emergjente. Qytetarët do t’i informojmë kur të kemi më shumë informacione”, tha ajo.

Sipas asaj që dihet deri më tani, automjeti ka shpërthyer në momentin që po përpiqej të hynte në SHBA nga Kanada.

Image

Deri më tani nuk është përcaktuar nëse në veturë ka pasur bombë apo ka qenë një shpërthim aksidental.

https://zeri.info/bota/515201/shperthim-ne-uren-qe-lidh-ameriken-me-kanadane/