Vdes një prej pengjeve izraelite, njofton grupi Xhihadi Islamik Palestinez

Vdes një prej pengjeve izraelite, njofton grupi Xhihadi Islamik Palestinez

Bota November 21, 2023 - 23:59

Grupi Xhihadi Islamik Palestinez njoftoi të martën vonë vdekjen e një prej pengjeve izraelite.

“Ne kemi shprehur më parë gatishmërinë tonë për ta liruar atë për arsye humanitare, por armiku nuk reagoi dhe kjo shkaktoi vdekjen e saj”, njoftoi Brigada Al Quds në Telegram.

Mediat izraelite raportuan se bëhet fjalë për gruan 76-vjeçare, Katzir Hanna, e cila ishte rrëmbyer më 7 tetor, raporton jerusalempost.

Ndërkohë, qeveria izraelite pritet të arrijë marrëveshje me grupin palestinez, Hamas, për lirimin e pengjeve izraelite.

Sipas burimeve të NBC, marrëveshja do të përfshijë:

Një pauzë prej katër deri në pesë ditë të luftës;

Lirimin e 50 pengjeve izraelite, të gjithë do të jenë gra dhe fëmijë;

Lirimin e 150 të burgosurve palestinezë nga Izraeli – sërish gra dhe fëmijë;

Lejimin e hyrjes së 300-400 kamionëve me ndihma humanitare në Gaza.

Ndryshe, procesi i lirimit të pengjeve izraelite do të kalojë nëpër pesë faza.