Gaza: Bombardohet ndërtesa e banimit në Khan Younis, vdesin 10 persona

Gaza: Bombardohet ndërtesa e banimit në Khan Younis, vdesin 10 persona

Bota November 21, 2023 - 22:58

Në Rripin e Gazës të paktën 10 persona mbetën të vrarë si pasojë e bombardimeve izraelite në një ndërtesë banimi në Khan Younis.

Al Jazeera raporton se në mesin e tyre janë gjashtë fëmijë nga e njëjta familje që u evakuuan në jug nga qyteti i Gazës për të kërkuar strehim nga bombardimet izraelite.

Ndërsa të plagosur mbetën 22 persona, sipas po të njëjtit raportim, transmeton Klankosova.tv.

Shumica prej tyre u dërguan në spitalin Nasser për trajtim.

Zonat në jug të Gazës janë sulmuar vazhdimisht, pavarësisht se janë etiketuar si “të sigurta” nga ushtria izraelite.

Ushtria kohët e fundit urdhëroi banorët në Khan Younis lindore që të evakuoheshin pasi frika vazhdon të rritet për fatin e zonës.