Libani thotë se Izraeli me paramendim po i vret gazetarët
Foto: AP

Libani thotë se Izraeli me paramendim po i vret gazetarët

Bota November 21, 2023 - 21:45

Kreu i Sindikatës së Redaktorëve të Shtypit Libanez, Joseph el-Kosseifi tha se sulmi izraelit në Liban që vrau tre gazetarë, ishte një “krim i paramenduar”.

“Ky krim i kryer nga Izraeli nuk është i pari dhe nuk do të jetë i fundit. Besoj se u kanë shpallur luftë gazetarëve”, tha ai.

El-Kosseifi deklaroi se ekuipazhi i “Al Mayadeen” që u vranë kishte veshur jelekë dhe helmeta mbrojtëse dhe se automjeti i tyre ishte i shënuar qartë me një shenjë “Press”.

“Izraeli i gjurmoi, i vuri në shënjestër, i bombardoi. Kjo do të thotë se ky është një krim i qëllimshëm, i paramenduar”.

Zyra e medias e Gazës u bëri jehonë këtyre komenteve, duke thënë se “dënon në termat më të ashpër shënjestrimin kriminal” të gazetarëve të “Al Mayadeen”, raporton Al Jazeera, transmeton Klankosova.tv.

“Politika e shënjestrimit dhe vrasjes së gazetarëve nuk do ta heshtë të vërtetën për këtë pushtim të egër”, thuhet në deklaratën e zyrës.