Washingtoni rikonfirmon mbështetjen për bisedimet e paqes Armeni - Azerbajxhan

Washingtoni rikonfirmon mbështetjen për bisedimet e paqes Armeni - Azerbajxhan

Bota November 17, 2023 - 11:28

Washingtoni ka rikonfirmuar mbështetjen për bisedimet e paqes midis Azerbajxhanit dhe Armenisë, pasi Baku u tërhoq nga një takim i ardhshëm i organizuar nga Shtetet e Bashkuara, duke pretenduar për deklarata "të njëanshme" të një zyrtari të Departamentit të Shtetit.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, tha gjatë një konference për shtyp më 16 nëntor, se Uashingtoni vazhdon "të mbështesë bisedimet e paqes për të zgjidhur çështjet midis Azerbajxhanit dhe Armenisë.”

"Ne do të inkurajonim të dy palët që të angazhohen në ato bisedime, pavarësisht nëse janë këtu apo diku tjetër, kjo do të vazhdojë të jetë politika jonë", shtoi ai.

O'Brian tha gjatë një takimi të Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së më 15 nëntor se "asgjë nuk do të jetë normale me Azerbajxhanin pas ngjarjeve të 19 shtatorit derisa të shohim përparim në rrugën e paqes”.

"Ne kemi anuluar një numër vizitash të nivelit të lartë, kemi dënuar veprimet [e Bakut]", shtoi ai.

Ministria e Jashtme e Azerbajxhanit tha se komentet “ishin një goditje për marrëdhëniet dypalëshe dhe shumëpalëshe midis Azerbajxhanit dhe Shteteve të Bashkuara”.

Ofensiva e shtatorit i dha fund sundimit tre dekadash nga armenët etnikë në Nagorno-Karabak, i cili njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit.

Komentet erdhën pasi Baku tha më 16 nëntor se nuk do të merrte pjesë në bisedimet e normalizimit me Jerevanin që ishin planifikuar në Shtetet e Bashkuara këtë muaj.

“Ne nuk e konsiderojmë të mundur mbajtjen e takimit të propozuar në nivel të ministrave të jashtëm të Azerbajxhanit dhe Armenisë në Uashington më 20 nëntor 2023”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme të Azerbajxhanit.

Sipas ministrisë, vendimi ishte në përgjigje të asaj që e quajti "i njëanshëm dhe vërejtje të njëanshme" të bëra nga ndihmës sekretari i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O'Brien lidhur me ofensivën e rrufeshme të Azerbajxhanit në shtator e cila rezultoi me fitimin e kontrollit nga Baku të territorit të diskutueshëm të Nagorno-Karabakut.

Armenia dhe Azerbajxhani kanë zhvilluar dy luftëra për rajonin në tre dekadat e fundit, i cili kishte qenë një enklavë me shumicë etnike-armene që nga rënia sovjetike.

Rajoni fillimisht ra nën kontrollin e forcave etnike armene, të mbështetura nga ushtria armene, në luftimet separatiste që përfunduan në vitin 1994.

Megjithatë, gjatë një lufte në vitin 2020, Azerbajxhani mori pjesë të Nagorno-Karabakut së bashku me territorin përreth, të cilin forcat armene e kishin pretenduar gjatë konfliktit të mëparshëm.

Gati 100.000 armenë etnikë, shumica e popullsisë armene etnike të rajonit, ikën në Armeni pasi Baku mori kontrollin mbi pjesën tjetër të rajonit pas ofensivës së fundit nga Azerbajxhani.

Në deklaratën e 16 nëntorit, Ministria e Jashtme e Azerbajxhanit tha gjithashtu se "një qasje e tillë e njëanshme nga Shtetet e Bashkuara mund të çojë në humbjen e rolit ndërmjetësues të Shteteve të Bashkuara".

Të njëjtën ditë, kryeministri armen, Nikol Pashinian tha se "vullneti politik i Jerevanit për të nënshkruar, në muajt e ardhshëm, një marrëveshje paqeje me Azerbajxhanin mbetet i palëkundur."

Pashinian dhe presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, kanë zhvilluar disa raunde bisedimesh nën ndërmjetësimin e BE-së, megjithëse Baku në shtator u tërhoq nga dy takimet e planifikuara nga Bashkimi Evropian.

Në të njëjtin muaj, Aliyev refuzoi gjithashtu të marrë pjesë në një raund negociatash me Pashinian që do të ndërmjetësoheshin nga presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe shefi i BE-së Charles Michel.

Jerevani përmendi gjoja "pozicionin e njëanshëm" të Francës kundër Armenisë si arsye për anashkalimin e këtyre bisedimeve në Spanjë. /REL