Gjendje e jashtëzakonshme në disa pjesë të Francës, pas reshjeve të dendura dhe përmbytjeve
Pjesë të Francës lindore dhe veriore janë në gjendje të jashtëzakonshme, pas përmbytjeve shkatërruese që kanë shkaktuar shembjen e rrugëve, kanë detyruar mijëra njerëz të evakuohen nga shtëpitë e tyre të mbytura nga uji dhe kanë parë mbylljen e shkollave dhe ndërtesave publike.
Ndërsa rajoni i Pas-de-Calais, në Francën veriore, është ulur nga alarmi i kuq në portokalli, banorët e Alpeve të Haute-Savoie në Francën lindore janë mbajtur në gatishmëri të lartë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Në Pas-de-Calais, më shumë shi parashikohen të enjten, qetësi të premten dhe më shumë stuhi gjatë fundjavës.
Siç raportojnë mediat, për shembull, qyteti Saint-Étienne-au-Mont në Pas-de-Calais është përmbytur që nga mbrëmja e së martës dhe rrugët janë ende të bllokuara.
Kryebashkiakja e qytetit fqinj të Saint-Léonard, Gwenaëlle Loire, thotë se “njerëzit kanë humbur gjithçka”, duke e përshkruar komunitetin si një “qytet fantazmë”.
Shumë njerëz atje janë detyruar të strehohen në katin e sipërm të shtëpive të tyre – dhe Loire është e shqetësuar se situata mund të përkeqësohet akoma.
“Kishte deri në 1.50 metra ujë në shtëpi, është e paprecedentë, është e padëgjuar” dhe “pasojat do të jenë shumë të ndërlikuara…”, tha ajo për AFP, duke shtuar se ajo e di se njerëzit ka të ngjarë të braktisin qytetin.
Ndërkohë ministri i Bujqësisë, Marc Fesneau, ka shpallur një fond prej rreth 80 milionë euro për të mbështetur fermerët e prekur nga stuhitë dhe përmbytjet në disa rajone.
Stuhitë Ciaran dhe Domingos kanë prekur rëndë fermerët në ato rajone, shumë prej të cilëve u janë “shkulur” serrat, ndërtesat janë përmbytur ose të mbjellat janë zhytur nën ujë.
VIDEO: Residents in Neuville-sous-Montreuil, in the flood-hit northern Pas-de-Calais department of France, feel helpless as the region faces a new spell of rain, which could make the situation even worse. pic.twitter.com/D9Wpmdj2Ch
— AFP News Agency (@AFP) November 15, 2023