Pas komenteve për policinë Sunaku shkarkon sekretaren e brendshme, Suella Braverman

Pas komenteve për policinë Sunaku shkarkon sekretaren e brendshme, Suella Braverman

Bota November 13, 2023 - 11:40

Kryeministri britanik, Rishi Sunak, ka shkarkuar nga detyra sekretaren e brendshme Suella Braverman.

Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për gruan e cila javën e kaluar shkroi një artikull që kritikoi trajtimin që Policia Metropolitane bëri gjatë një marshimi të diskutueshëm propalestinez në Londër.

Kryeministri u vu nën presion për të vepruar pasi zonja Braverman u akuzua për minimin e pavarësisë operacionale – dhe besimit të publikut – në polici.

Kritikët – si nga partitë e opozitës ashtu edhe nga deputetët e tjerë konservatorë – i quajtën komentet e zonjës Braverman “fyese”.

Në një artikull për The Times, Bravermani akuzoi policinë për mënyrën se si i trajton protestat e diskutueshme duke treguar një qëndrim më të butë ndaj protestuesve të krahut të majtë sesa homologët e tyre të krahut të djathtë.

Ajo gjithashtu shkaktoi zemërim në fillim të këtij muaji kur la të kuptohej se njerëzit e pastrehë që jetonin në tenda ishte një “zgjedhje e stilit të jetesës”. /telegrafi