Mjekët pa Kufij ngrenë alarmin: Ka njerëz që s’ mund të ecin, nuk evakuohen dot
Bota
November 11, 2023 - 22:27
Organizata bamirëse mjekësore Mjekët pa Kufij ka zbuluar për BBC se spitali Al Shifa në Gaza, po operon me vetëm 20% të stafit pas sulmeve që ndodhën pranë tij.
Sipas mjekut Ahmed El Mokhallalati, ata që kanë zgjedhur të qëndrojnë në Al Shifa kanë pranuar vdekjen thuajse të sigurtë.
Ushtria izraelite ka deklaruar se spitali nuk është nën rrethim dhe se atyre që janë brenda do t’u mundësohet një kalim i sigurt.
Dr Mohammed Obeid, një kirurg, citohet të ketë thënë se shumë pacientë kohët e fundit i janë nënshtruar operacioneve “dhe ata nuk mund të ecin. Për pasojë ata nuk mund të evakuohen”.
Organizata bamirëse bëri thirrje për “një armëpushim të menjëhershëm dhe për mbrojtjen e objekteve mjekësore, stafit mjekësor dhe pacientëve”. /oranews