Politikania franceze e opozitës: Thirrja e Macronit për të ndaluar vrasjet në Gaza erdhi 10.000 vdekje më vonë

Politikania franceze e opozitës: Thirrja e Macronit për të ndaluar vrasjet në Gaza erdhi 10.000 vdekje më vonë

Bota November 11, 2023 - 20:05

Politikania franceze e opozitës Mathilde Panot kritikoi presidentin Emmanuel Macron, duke thënë se thirrja e këtij të fundit për të ndaluar vrasjet në Gaza erdhi “10.000 vdekje më vonë”, transmeton Anadolu.

Reagimi erdhi një ditë pasi presidenti francez Emmanuel Macron i kërkoi Izraelit të ndalonte vrasjen e foshnjave dhe grave në Gaza.

“Këto foshnja, këto zonja, këta të moshuar po bombardohen dhe vriten. Pra, nuk ka asnjë arsye për këtë dhe nuk ka legjitimitet. Kështu që ne i bëjmë thirrje Izraelit të ndalojë”, tha Macroni.

“Ditë pas dite ajo që pamë është bombardimi i përhershëm i civilëve në Gaza. Mendoj se kjo është zgjidhja e vetme që kemi, armëpushimi”, shtoi ai.

Duke iu përgjigjur komenteve të Macronit, Panot tha në platformën “X”: “Erdhi vonë. 10.000 vdekje më vonë”.

“Por ne duhet të përshëndesim këtë thirrje që ne vazhdojmë ta mbështesim dhe e cila është e vetmja që ia vlen: ARPËPUSHIM në Gaza!”, shtoi ajo. /anadolu