Publikohet videoja tronditëse, si nisi zjarri që i mori jetën 113 dasmorëve
Të paktë 113 njerëz humbën jetën dhe 150 të tjerë u lënduar si pasojë e shpërthimit të zjarrit në një dasmë në veri të Irakut.
Pamje të reja të tragjedisë së ndodhur në Al-Hamdaniya në provincën veriore të Irakut, Nineveh, mbrëmjen e 26 shtatorit tregojnë se gjithçka nis pas vallëzimit të çiftit në pistën e një lokali luksoz ku fishekzjarret e ndezura për këtë moment i kanë vënë flakën tavanit të lokalit duke shkrumbuar më tej çdo gjë.Autoritetet irakiane thanë se panelet e parafabrikuara brenda sallës ku u mbajt dasma ishin “tejet të djegshme dhe nuk i përmbushnin standardet e sigurisë”.
Could you imagine being at this wedding?
— Ed Krassenstein (@EdKrassen) September 28, 2023
A new video has been released showing the very moment that a fire started at the Iraq wedding this past Thursday in the northern province of Nineveh.
Sadly, over one hundred people lost their lives, and many more suffered injuries after… pic.twitter.com/rThQrTHJAm
Panelet, të cilat përmbanin plastikë, lëshuan gazra toksike pas djegies, thanë ato.
“Disa pjesë të tavanit ranë si pasojë e zjarrit, për shkak të materialit të lirë dhe tejet të djegshëm”, sipas autoriteteve.
Rania Waad, një mysafire në dasmë, e cila pësoi djegie në dorë, tha se ndërsa dhëndri dhe nusja “po vallëzonin dalëngadalë, fishekzjarrët filluan të preknin në tavan dhe se tërë sallën e mori flaka”.
“Ne nuk mund të shihnim asgjë. Na zihej fryma dhe nuk dinim si të dilnim jashtë sallës”, tha 17-vjeçarja.