Përmbyset autobusi i shkollës në Britani, 50 të plagosur

Përmbyset autobusi i shkollës në Britani, 50 të plagosur

Bota September 29, 2023 - 15:06

Një incident i rëndë automobilistik ka ndodhur në Britaninë e Madhe, teksa një autobus që transportonte nxënës është përmbysur në autostradën M53.

Autobusi që transportonte nxënës nga gjimnazi i vajzave “Ëest Kirby” dhe i djemve “Calday Grange” drejt Merseyside u përplas me një makinë dhe më pas përfundoi i përmbysur në rrugë, në zonën e Cheshire.

Aksidenti ndodhi rreth orën 08:30 të mëngjesit, me nxënësit e plagosur që mbetën të bllokuar brenda për pak kohë. Dëshmitarët në vendngjarje thanë se panë fëmijët duke dalë nga dritarja e pasme e autobusit, ndërsa fotot tregojnë autobusin e shtrirë në njërin krah, buzë rruge.

Një paciente femër është dërguar në spital me lëndime të rënda, ndërsa 50 të tjerë u trajtuan me ndihmë mjekësore nga ekipet e ambulancës që mbërritën në vendngjarje dhe më pas u transportuan në spitalin Alder Hey në Liverpool.