Suedia nën terrorin e bandave, pritet të nxjerrë ushtrinë në rrugë për t’i ndaluar vrasjet

Suedia nën terrorin e bandave, pritet të nxjerrë ushtrinë në rrugë për t’i ndaluar vrasjet

Bota September 29, 2023 - 12:01

Sot, Suedia është në prag të vendimeve historike, qeveria e së cilës po përgatitet të nxjerrë ushtrinë në betejën kundër bandave duke çuar në rritje të numrit të vrasjeve. Dhuna ka qenë e lidhur me një grindje midis fraksioneve rivale të një bande kriminale të njohur si rrjeti Foxtrot.

Suedia po përjeton muajin me numrin më të lartë të vdekjeve për shkak të dhunës së paprecedentë mes bandave që prej dhjetorit të vitit 2019 dhe situata e krijuar ka alarmuar qeverinë.

Kryeministri i vendit, Ulf Kristersson për t’iu përgjigjur situatës ka thirrur kreun e Forcave të Armatosura duke planifikuar një ndërhyrje të mundshme të ushtrisë.

Shefi i qeverisë në Stokholm kërkon që ushtria të asistojë me ndihmën e saj policinë, në mënyrë që të frenohet përplasja me armë mes bandave dhe vala e krimit që ka tronditur vendin.

Kristersson iu drejtua kombit me një fjalim të rrallë televiziv, pasi tre persona u vranë në më pak se 24 orë në incidente të veçanta gjatë kësaj jave.

“Kjo është një kohë e vështirë për Suedinë. Një 25-vjeçare shkoi në shtrat mbrëmë në një mbrëmje krejtësisht të zakonshme, por nuk u zgjua më. Ne do ti godasim dhe do t’i mposhtim bandat“, tha ai. /abcnews