Përmbyset autobusi i shkollës në Izrael, plagosen 33 nxënës

Përmbyset autobusi i shkollës në Izrael, plagosen 33 nxënës

Bota September 28, 2023 - 10:12

Një autobus shkolle është përmbysur në Jeruzalem, si pasojë e të cilit janë plagosur dhjetëra nxënës. 33 fëmijë të moshës 8-12 vjeç u plagosën dhe dy janë shtruar në spital në gjendje të rëndë.

Shoferi i autobusit ka humbur kontrollin e mjetit në një kryqëzim, në afërsi të qytetit  Beit Shemesh.

Punonjësit e policisë vlerësojnë se drejtuesi i mjetit ka hasur një problem me frenat, për shkak të të cilit autobusi ka devijuar nga rruga dhe është përmbysur. /abcnews