Frank Rubio bashkë më dy kozmonautë rusë kthehet nga hapësira pas një viti
Një astronaut i NASA-s dhe dy kozmonautë kanë zbritur të sigurt në Tokë pas një qëndrimi rekord prej më shumë se një viti në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS), njoftoi agjencia ruse Roscosmos.
“Sot në orën 14:17 me kohën e Moskës kapsula Soyuz MS-23 (…) me kozmonautët Roscosmos Sergey Prokopiev dhe Dmitry Petelin dhe astronautin e NASA-s Francisco Rubio, i cili kaloi një vit në ISS, u ul në rajon, të qytetit Dzhezkazgan në Kazakistan”, raportoi Roscosmos.
“Sergei Prokopiev dhe Dmitry Petelin kaluan 370 ditë, 21 orë dhe 22 minuta në hapësirë, pra fluturimi më i gjatë në kuadër të programit ISS”, nënvizoi Roscosmos në një deklaratë .
Nga ana e tij, kreu i NASA-s, Bill Nelson, foli për një “moment historik në eksplorimin e hapësirës”. “Frank Rubio ka përfunduar udhëtimin e tij 371-ditor në hapësirë, duke vendosur një rekord të ri për fluturimin më të gjatë hapësinor nga një astronaut i vetëm amerikan.
“Mirë se erdhe në shtëpi, Frank!” shkroi Nelson në Platformën X (dikur Twitter).
Rubio ishte nisur në shtator 2022 me një raketë ruse, me mendimin për t’u nisur për një mision klasik gjashtë mujor, së bashku me dy kozmonautët rusë. Por anija Soyuz që supozohej t’i çonte në Tokë — e cila mbeti e lidhur me ISS si gjithmonë, në mënyrë që të mund të përdorej si mjet shpëtimi nëse ishte e nevojshme — pësoi një rrjedhje në dhjetor, me gjasë të shkaktuar nga një mikrometeorit. Agjencia ruse më pas vendosi si një masë paraprake të kthejë atë anije dhe të dërgojë një tjetër, bosh, Soyuz MS-23.
Prandaj Frank Rubio dhe dy kolegët e tij rusë kryen misionin e ekuipazhit që fillimisht pritej të mbërrinte në këtë anije të dytë dhe t’i zëvendësonte ata. Rekordi i mëparshëm për një amerikan u vendos në vitin 2022 nga astronauti Mark van Heij, me 355 ditë rresht. Rekordin absolut për qëndrimin më të gjatë në hapësirë ëe mban kozmonauti rus Valery Polyakov, me 437 ditë.
Si jetoi astronauti Frank Rubio në hapësirëëpër një vit të tërë!
Pasi theu rekordin në fillim të këtij muaji për kohën më të gjatë të vazhdueshme të kaluar në hapësirë ënga një astronaut amerikan, Frank Rubio i NASA -s përfundoi një vit në orbitën e Tokës të enjten e kaluar.
Jeff Bezos ( Blue Origin ), Richard Branson ( Virgin Galactic ) dhe Jared Isaacman ( Space X), të gjithë arritën të udhëtonin në hapësirë, me një ekuipazh të vogël që i ndiqte dhe duke përjetuar këtë përvojë mahnitëse dhe fjalë për fjalë aliene nga dora e parë. Fluturimet varionin nga 11 minuta, 1 orë e 12 minuta dhe 2 ditë dhe 23 minuta respektivisht.
Welcome home, Frank!
— NASA (@NASA) September 27, 2023
The single longest spaceflight for any of our @NASA_Astronauts comes to a close. Frank Rubio is back on Earth after 371 days. His extended mission to the @Space_Station will help us shape the future of deep space exploration. pic.twitter.com/nR88RA6vqC