Bien eksportet e Gjermanisë

Bien eksportet e Gjermanisë

Bota September 27, 2023 - 20:49

Eksportuesit gjermanë janë gjithnjë e më të shqetësuar për rënien e eksporteve në tregjet kryesore, sipas sondazhit të fundit të Institutit për Kërkime Ekonomike IFO.

Indeksi që mat disponimin e eksportuesve gjermanë ra në -11.3 pikë në muajin shtator nga -6.3 pikë në gusht.

“Eksportuesit gjermanë po kalojnë një periudhë të vështirë. Eksportet në të gjitha rajonet kryesore janë aktualisht në rënie”, tha kreu i kërkimit të IFO, Klaus Wollrabe.

Rritja e eksportit pritet tani vetëm nga prodhuesit e artikujve dhe mobilieve prej lëkure, si dhe disa kompani ushqimore.

Të gjithë sektorët e tjerë parashikojnë rënie të biznesit ndërkombëtar. Ndjenjat në industrinë kimike janë përkeqësuar dhe prodhuesit e veturave janë gjithashtu skeptikë.

“Kërkesa për eksporte nuk ka gjasa të rritet ndjeshëm deri në vitin e ardhshëm”, përfundoi Wallrabe.