Qeveria çeke miratoi blerjen e 24 avionëve luftarakë amerikanë F-35
Qeveria çeke vendosi sot të blejë 24 avionë luftarakë amerikanë F-35 për një total prej 6.85 miliardë dollarësh dhe trajnimi i pilotëve ushtarakë do të fillojë në vitin 2029, tha kryeministri Petr Fijala.
“Me këtë lëvizje u tregojmë aleatëve tanë se e marrim seriozisht mbrojtjen e vendit”. Sot, nuk ka zgjidhje më të mirë se ai aeroplan në disa dekada. Avioni i parë F-35 do të arrijë në vitin 2031 dhe të gjithë do të jenë në Republikën Çeke në vitin 2034”, u tha Fijala gazetarëve pas seancës së qeverisë.
Avionët dhe pajisjet, si dhe riparimi i tyre, do t’i kushtojnë Republikës Çeke 4.8 miliardë dollarë deri në vitin 2034 dhe do të paguhen gradualisht nga viti i ardhshëm, ndërsa shuma e mbetur do të shpenzohet për përgatitjen e infrastrukturës, karburantin dhe trajnimin e personelit.
“Blerja dhe mirëmbajtja e avionit F-35 do të kushtojë secilit prej nesh 29 euro në vit. Ky është çmimi i një birre Pilsen ose një bilete familjare për në kopshtin zoologjik. Ky është çmimi për mbrojtjen e hapësirës sonë ajrore, i cili është i domosdoshëm”, tha ministrja e Mbrojtjes Jana Cernohova për blerjen më të shtrenjtë të armëve për ushtrinë çeke. /abcnews