Rusia sanksionon 23 britanikë, përfshirë shefin e mbrojtjes dhe atë të inteligjencës
Rusia ka shtuar në listën e zezë edhe 23 shtetas të tjerë britanikë dhe zyrtarë të lartë ushtarak, përfshirë shefin e Shtabit të Mbrojtjes, Antony Radakin dhe kryetaren e Komitetit të Përbashkët të Inteligjencës, Madeleine Alessandri, për ndjekjen e politikës anti-ruse dhe mbështetjen e “regjimit neo-nazist” në Ukrainë.
Sipas njoftimit nga Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë, në mesin e zyrtarëve është edhe Cressida Hogg, shefe ekzekutive e prodhuesit të armëve ‘BAE Systems’. Disa studiues po ashtu u sanksionuan sepse ishin “të përfshirë në mbledhjen dhe analizën e informacionit për luftën kundër Rusisë”.
Ministria ruse tha se sanksionet janë vendosur në përgjigje të “kursit anti-rus të Londrës ku mekanizmi i sanksioneve personale zbatohet në mënyrë aktive dhe i ofrohet mbështetje gjithëpërfshirëse regjimit neo-nazist në Kiev”.
“Ne duam të theksojmë edhe një herë se përpjekjet e palës britanike për të rritur presionin ndaj sanksioneve ndaj Rusisë do të marrin në mënyrë të pashmangshme një kundërshtim vendimtar nga ana jonë. Puna për zgjerimin e listës ruse të ndalimit në përgjigje të veprimeve të Londrës do të vazhdojë”, theksoi ministria. /abcnews