Për herë të parë një ministër izraelit vizitoi Arabinë Saudite
Bota
September 26, 2023 - 23:17
Ministri i Turizmit i Izraelit Haim Katz mbërriti në Arabinë Saudite të martën, duke u bërë ministri i parë izraelit që bën një vizitë zyrtare në vend, njoftoi zyra e tij.
“Katz është ministri i parë izraelit që viziton Arabinë Saudite si kreu i një delegacioni zyrtar”, thuhet në deklaratë, duke shtuar se ai do të marrë pjesë në takimin e Organizatës Botërore të Turizmit të këtij viti në Riad.
Vizita dy-ditore e Katz vjen në një kohë kur Arabia Saudite po promovon një marrëveshje të mundshme të sponsorizuar nga SHBA për të normalizuar marrëdhëniet e saj dypalëshe me Izraelin. /abcnews