Zelensky bojkoton fjalimin e Lavrovit në OKB, largohet nga seanca

Zelensky bojkoton fjalimin e Lavrovit në OKB, largohet nga seanca

Bota September 21, 2023 - 08:01

Volodymyr Zelensky u largua nga seanca e Këshillit të Sigurimit para se të nisë fjalimin ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov.

Ky i fundit ka arritur gjatë ditës së djeshme në New York dhe pritet të arsyetojë pushtimin e Ukrainës.

Presidenti ukrainas, Zelensky bëri thirrje që shtetit rus t’i hiqet e drejta e vetos pasi “agresori po e përdor ndaj të gjitha përpjekjeve”.

“Ukraina e konsideron të padrejtë që miliarda njerëz nuk kanë një përfaqësues të përhershëm në Këshillin e Sigurimit, ndërsa ka Rusia”, tha Zelensky. /abcnews