Arabia Saudite: Nëse Irani merr armë bërthamore, do të kemi edhe ne

Arabia Saudite: Nëse Irani merr armë bërthamore, do të kemi edhe ne

Bota September 20, 2023 - 23:14

Arabia Saudite është e vendosur të marrë armë bërthamore nëse Irani i fiton ato, njoftoi princi Mohammed bin Salman, trashëgimtari i fronit të vendit të tij.

Është ndoshta hera e parë që Arabia Saudite e ngre këtë çështje kaq hapur, ndërkohë që deklaron se po i afrohet gjithnjë e më shumë normalizimit të marrëdhënieve me Izraelin.

Në një intervistë për Fox, e cila do të transmetohet vonë të mërkurën. Salmani ishte i qartë: Nëse ata e marrin, duhet ta marrim edhe ne. Ai shtoi se Arabia Saudite është “e shqetësuar” për perspektivën e ndonjë vendi që të marrë armë bërthamore, por se asnjë vend nuk duhet t’i përdorë ato sepse “do të fillojë një luftë me pjesën tjetër të botës”.

Siç theksoi ai, “bota nuk mund të shohë një Hiroshima të re”.

Lidhur me Izraelin, Salman tha se “çdo ditë po i afrohemi nënshkrimit të një marrëveshjeje normalizimi me Izraelin. Ai shpjegoi më tej se çështja palestineze është shumë e rëndësishme”. /abcnews