Bideni do të shpallë nesër paketë të rëndësishme të ndihmës ushtarake për Ukrainën
Bota
September 20, 2023 - 16:24
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden do të shpallë një tjetër paketë “të rëndësishme” ndihme ushtarake për Ukrainën nesër, sipas një zyrtari amerikan.
Zyrtari, i cili dëshironte të mbetej anonim, nuk dha detaje se sa do të vlente paketa, apo çfarë do të përfshihej, shkruan Sky News.
Njoftimi është caktuar të përkojë me vizitën e Presidentit Zelensky në Uashington DC.
Shtetet e Bashkuara janë tashmë furnizuesi më i madh i ndihmës ushtarake, humanitare dhe financiare për Ukrainën – me shpenzime të raportuara mbi 60 miliardë dollarë që nga fillimi i luftës./abcnews