Evan Gershkovich do të vazhdojë të qëndrojë në mbajtje në Rusi
Gjykata e qytetit të Moskës ka thënë se gazetari i të përditshmes amerikane, Evan Gershkovich duhet të vazhdojë të qëndrojë në mbajtje, dhe se e ka dorëzuar kërkesën e tij për lirim te një autoritet tjetër, ka raportuar agjencia ruse e lajmeve, TASS.
Gjykata lokale ka thënë se “kushtet” e paspecifikuara janë duke e pamundësuar mbajtjen e një seance dëgjimore, por pa dhënë më shumë hollësi.
Avokatët e gazetarit e kanë apeluar vendimin e tij për mbajtje, i cili aktualisht nënkupton qëndrimin e tij në burg deri në nëntor.
Gershkovich, 31-vjeçar, është ndaluar në mars në qytetin rus Jekaterinburg nga policia sekrete e Rusisë.
Ai akuzohet për mbledhje të informacionit sekret në një kompleks ushtarak të Rusisë.
Wall Strett Journal e ka mohuar diçka të tillë.
Gershkovich ka qenë i akredituar si gazetar në Rusi. Qeveria amerikane është duke kërkuar lirimin e tij të menjëhershëm. /REL