Japonia me popullsinë më të vjetër në botë, një në 10 persona 80 vjeç e lart
Për herë të parë në historinë e Japonisë më shumë se 1 në 10 persona janë tani 80 vjeç e lart. Të dhënat tregojnë gjithashtu se 29,1% e popullsisë prej 125 milionë njerëzish është e moshës 65 vjeç e sipër, një shifër rekord. Ky raport qëndron në 24.5% në Itali dhe 23.6% në Finlandë, të cilat renditen në vendin e dytë dhe të tretë.
Kombet e Bashkuara thonë se Japonia ka popullsinë më të vjetër në botë, duke u bazuar në përqindjen e njerëzve të moshës 65 vjeç e lart.
Sipas Institutit Kombëtar të Kërkimeve të Popullsisë dhe Sigurimeve Shoqërore në Japoni, ata të moshës mbi 65 vjeç pritet të përbëjnë 34.8% të popullsisë deri në vitin 2040.
Përpjekjet për të rritur nivelet e lindjeve në Japoni gjithashtu kanë rezultuar me pak sukses mes kostos në rritje të jetesës dhe orëve jashtëzakonisht të gjata të punës. Vlerësohet se vendi ka pasur më pak se 800 mijë foshnja të lindura vitin e kaluar, numri më i ulët që nga fillimi i regjistrimeve në shekullin XIX.
Vende të tjera në Azi po përballen me sfida të ngjashme demografike. Vitin që lamë pas, popullsia e Kinës ra për herë të parë që nga viti 1961, ndërsa Koreja e Jugut ka raportuar shkallën më të ulët të lindshmërisë në botë. /tvklan.al